Një grua shtatzënë e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë në Tiranë.
Viktima 33-vjeçare mësohet se ishte 4 muajshe shtatzënë dhe ndodhej e shtruar te Spitali Infektiv.
Një ditë më parë Ministria shqiptare e Shëndetësisë raportoi për 17 jetë të humbura nga virusi dhe 680 raste të reja pozitive.
Ndërkohë në spitalet COVID-19 janë të shtruar 155 pacientë. /Ora News/