Një grua ka vdekur nga ngufatja për shkak të zjarrit që kaploi një banesë në lagjen ”Gjorçe Petrov” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zjarrfikësit e Bashkisë së Shkupit kanë pohuar për agjencinë e lajmeve AIM se pesë automjete zjarrfikëse kanë intervenuar për ta shuar zjarrin.
Policia ka konfirmuar identitetin e gruas së vdekur, pra bëhet fjalë për J.A (55). Shkaqet e zjarrfikësit do të analizohen dhe vërtetohen./Telegrafi/