Site icon Telegrafi

Vdes një grua në Vlorë si pasojë e rrahjes nga burri 70-vjeçar

Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 64-vjeçare e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se për shkak të dëmtimeve të marra, 64-vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

I moshuari është vënë në prangat e Policisë, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Euronews/Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version