Dyzetë e trevjeçarja Xh.I. nga Shkupi ka ndërruar jetë dje në ambulancën e Shuto Orizares pasi një ditë më parë fizikisht është sulmuar nga bashkëshorti i saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MPB kumtoi se në ambulancë është thirrur një ekip i ndihmës së shpejtë, për ta konstatuar vdekjen.
Me urdhrin e prokurorit publik, trupi është dorëzuar në autopsi, njofton AIM.
Nuk ka detaje pse ka ardhur deri te sulmi nga ana e bashkëshortit, por gjatë ditëve në vijim do të dihen arsyet e rastit. /Telegrafi/