Një grua e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur mbrëmë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas informatave bëhet fjalë për viktimën e fshatit Prelez të Muhaxhirëve në Ferizaj, ku më 05 qershor në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në shtëpinë e saj dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.