Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e moshuar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e saj në Prizren.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Nysret Seharsoy”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
“Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara viktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë. Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/