Rrugët e Maqedonisë janë shndërruar në tmerr për vozitësit. Mbrëmë vonë në aksidentin e tmerrshëm në ora 21:45, në rrugën Veles-Shtip, ka vdekur një grua, kurse tre persona janë lënduar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në aksidentin fatkeq kanë marrë pjesë dy automobila, BMW me targa rregjistrimi të Radovishit dhe poashtu një BMW me targa britanike. Në këtë fatkeqësi ka vdekur udhëtarja 67 vjeçare M.N. nga Sveti Nikollë, kurse drejtuesi i veturës BMW (1) M.N (42) dhe udhëtari tjetër janë me lëndime të rënda trupore dhe menjëherë janë transferuar në Spitalin e Velesit.
Drejtuesi i BMW me targa të Radovishit, G.Gj (33) me lëndime të rënda trupore është transferuar në Qendrën spitalore urgjente në Shkup. /Telegrafi/