Një person ka raportuar se pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, në QKUK.
Tutje bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/