Një foshnjë e porsalindur, e humbi jetën dje në fshatin Batincë të Shkupit.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, rasti në stacionin policor Draçevë është paraqitur mbrëmë në orën 16:20 nga ana e ndihmës urgjente mjekësore, ku paraprakisht rreth orës 11:30 është lajmëruar prindi R.I. (27) nga fshati Batincë dhe njoftoi se në shtëpinë e tij ka vdekur një foshnjë e porsalindur.
Me urdhër të prokurorit publik. trupi i foshnjës është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/