Site icon Telegrafi

Vdes një fëmijë në Shtime, rasti nën hetime

Një femër ka dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Shtime pa shenja jete një fëmijë të gjinisë mashkull.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:06, në Shtime.

Siç thuhet në raport, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version