Site icon Telegrafi

Vdes një fëmijë 10 vjeçar në Malishevë, familjarët e gjetën në kabinë të kamionit

Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamionit në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka shtuar se familjarët kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës.

“Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë”, ka thënë Gjurkaj. /Telegrafi/

Exit mobile version