Një rast i vdekjes ka ndodhur në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime.
Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë, ndërkaq turpi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se një f/k ka vdekur, e njëjta ishte duke u trajtuar në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime. Viktima është dërguar në QMF dhe mjekët është konstatuar vdekja. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/