SPB në Tetovë njofton se sot në Jazhincë, në Komunën e Jegunovcës ka vdekur një foshnjë dyvjeçare, si shkak i rëshqitjes rreth çezmës në afërsi të oborit në shtëpinë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo tragjedi ka ndodhur sot në orën 13, përderisa foshnja ka luajtur rreth çezmës, ku ka rrëshqitur dhe ka marrë lëndim të rëndë në kokë. Të afërmit e tij e kanë dërguar menjëherë në Spitalin e Tetovës, por për fat të keq mjekët kanë konstatuar vetëm vdekjen e tij.
Në konsultim me prokurorin publik trupi i është dorëzuar familjarëve, ndërsa rasti është regjistruar si aksident./Telegrafi/