Telegrafi

Vdes një i burgosur në QKUK

Foto: Ilustrim

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, një i burgosur në burgun e Dubravës ka vdekur sot.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se me datë 09 maj 2019 rreth orës 08:50, sipas informatave nga QKUK, në njësinë Qendrore të Kujdesit Intenziv ka ndërruar jetë i burgosuri M.N, i lindur më 1956.

“I burgosuri ka qenë në mbajtje të dënimit në Dubravë dhe ka pasur Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA). Trupi i të ndjerit  është dërguar për autopsi, për të verifikuar shkakun e vertetë te vdekjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/