Telegrafi

Vdes një i burgosur që po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot është konstatuar vdekja e një të burgosuri që po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot në QKUK është konstatuar vdekja e të burgosurit E.H., i cili nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë është sjell nga stafi korrektues dhe ai shëndetësor duke e reanimuar tërë kohën”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se “Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor”. /Telegrafi/