Site icon Telegrafi

Vdes një i burgosur në klinikat e Shkupit

Foto: Ilustrim

60 vjeçari P.J nga Shkupi është gjetur i vdekur në repartin për të burgosurit në Klinikate e Shkupit.

Personi në fjalë ka vuajtur nga kanceri disa vite me radhë. Më saktësisht, bëhet fjalë për kancer në fyt.

Nga Klinikat e Shkupit thonë se i njejti ka vdekur si pasojë e sëmundjes për një periudhë të gjatë.

Nga familja nuk kanë kërkuar autopsi pasi për të njejtin nuk janë shfaqur dyshime por edhe janë ditur shkaqet e vdekjes. /Telegrafi/

Exit mobile version