B.I. (29) nga fshati Llojan i Likovës, i burgosuri në ‘Idrizovë’, dje pas dite ka vdekur në Klinikën e gastrologjisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai vuante nga sëmundja e cirrozës dhe në muajin e 24 ishte sjellë në klinikë për shkak të përkeqësimit të shëndetit.
Me urdhër të Prokurorit Publik kufoma është dorëzuar për autopsi. Janë marrë masa për qartësimin e plotë të rastit. /Telegrafi/