Një i burgosur në burgun e Idrizovës, ka vdekur gjatë transportit të tij për në Qendrën Klinike të Shkupit. Tani për tani nuk jepen detaje për rrethanat e vdekjes së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një mjek nga ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen e 46 vjeçarit, SH. Z nga fshati Radozhdë e Strugës. Me urdhër të një prokurori publik, trupi i Sh. Z është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/