Telegrafi

Vdes një i burgosur për shkak se nuk iu ofrua ndihmë e duhur mjekësore?

Foto: Ilustrim

Këto ditë, një i dënuar në Shtëpinë ndëshkuese në Shtip ka vdekur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kompetentët nga burgu tani për tani nuk kanë dhënë informacione të detajuara rreth rastit. Sipas informacioneve të para, të dënuarit nuk i është ofruar ndihma e duhur mjekësore. Dyshohet se, katë orë kufoma ka qenë e shtrirë në tokë para se të vijnë njerëzit nga ndërmarrja e funeralit. /Telegrafi/