Nga Ministria e Punëve të Brenshme njoftojnë se dje në burgun e Shtipit ka vdekur një 42-vjeçar nga Shtipi.
“Më 25 korrik 2019, rreth orës 9:00 në SPB-Shtip, nga burgu i Shtipit është raportuar se personi i cili po vuante dënimin me burg, D.Ç (42) nga Shtipi ka vdekur.
Ekipi i SBP-Shtip dhe Prokuroria kanë kryer inspektime. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB./Telegrafi/