Telegrafi

Vdes një basketbollist amerikan në Ohër

Një basketbollist amerikan ka vdekur mbrëmë në qytetin e Ohrit, gjatë ushtrimeve me klubin e tij ”Ohrid AB”. Informacioni është konfirmuar nga klubi në fjalë, që thonë se Mur Cameroon erdhi si përforcim për këtë klub, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jozyrtarisht, mësohet se bashketbollisti ka shfaqur shenja përkeqësimi shëndetësor gjatë ushtrimeve dhe ka vdekur brenda në sallë. Një ekip i Ndihmës së Shpejtë është thirrur, ndërkaq e ka konstatuar vdekjen e Cameroon.

Trupi i basketbollistit është dorëzuar në obduksion./Telegrafi/