Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 17:15, në rrugën rajonale Mitrovicë-Bajgorë segmenti rrugor “Tuneli i parë” në Mitrovicë, ku ishte e përfshirë një veturë që ka goditur këmbësorin, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në spitalin rajonal në Mitrovicë ka vdekur viktima mashkull shqiptar, 81 vjeçar.
“Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.
Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/