Telegrafi

Vdes një 60 vjeçar në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Sot në orët e mbrëmjes një person ka vdekur derisa po qëndronte në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila thotë se rreth orës 18:00 ka marrë informatën se një person, mashkull, rreth 60 vjeçar, është gjetur i alivanosur në Sheshin “Nena Terezë” .

“Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore dhe mjeket emergjent, Ndërsa këta të fundit kanë bërë përpjekjet e tyre për t’i ofruar ndihmën e parë, sipas mjekëve, personi në fjalë është parë pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Agron Borovci, për Telegrafin.

Ai tha se Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për sqarimin e rrethanave të vdekjes dhe identifikimin e personit. /Telegrafi/