Telegrafi

Vdes një 60-vjeçar në një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Foto: Ilustrim/Arkiv

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku 60-vjeçari, drejtues i veturës ka humbur jetën.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:55 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fatale, i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Debërllukë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin. /Telegrafi/