Telegrafi

Vdes një 31-vjeçare nga Obiliqi – dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Një femër e moshës 31-vjeçare ka humbur jetën dje në Obiliq, si pasojë e plagosjes nga arma e zjarrit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se policia dje rreth orës 14:30 ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit nga QKMF në Obiliq.

“Personi i lënduar ( femër 31 vjeç) më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se dyshohet që e njëjta ka kryer vetëvrasje.

“Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/