Një vajzë e moshës rreth 13 vjeçare ka ndërruar jetë sot në Istog. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Ibraj ka thënë se viktima është dërguar pa shenja jete në QKMF në Istog. Ai ka thënë se menjëherë janë njoftuar njësitet policore si dhe prokurori i shteti.
Me vendim të prokurorit, turpi i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit, ndërkaq rasti mbetet në hetime. /Telegrafi/