Telegrafi

Vdes një 12 vjeçar në Gjakovë, u godit nga ekskavatori

Foto: Ilustrim

Një 12 vjeçar nga Gjakova ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e goditjes nga një ekskavator.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Lirie Podrimaj.

Podrimaj ka treguar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.

“Ju informojmë se në ora 19:12 minuta, policia në Gjakovë ka marr informacion se në rrugën “Pavarësia”, në fshatin Skivjan-Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes një ekskavatori në lëvizje dhe një këmbësori, fëmije i moshës 12 vjeçare. Njësitet policore, prokurori i shtetit, si dhe ekipi mjekësorë kanë dal në vendngjarje dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e fëmijës”, ka thënë Podrimaj.

Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në ndalim policor, ndërkaq trupi i pa jetë u është kthyer familjarëve. /Telegrafi/