Site icon Telegrafi

Vdes nga tymi një banor në fshatin Mokrievë të Strumicës

Sot Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, dje 37 vjeçari D.N, është gjetur i vdekur në hapësirat e fshatit Mokrievë në Strumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekipi kontrollues ka konfirmuar se arsye për vdekjen e tij ka qenë zënia e frymës me tym nga zjarri, i cili është shkaktuar me cigare nga qytetarë të papërgjegjshëm.

Pas kontrollit të kryer, trupi i të vdekurit është dorëzuar familjes së tij./Telegrafi/

Exit mobile version