Telegrafi

Vdes nga malaria një shtetas i Maqedonisë, është sëmurë në Afrikë

Një mashkull ka vdekur nga malaria. Para dy muajsh me simptoma të sëmundjes së rëndë, në Maqedoni është konfirmuar se sëmundja vjen nga mushkonja e cila shkakton malarie, ka njoftuar Kanal5, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I sëmuri ka qenë me punë në Afrikë ku edhe është sëmurë. Doktor Karaxhoski nga Instituti për shëndet publik sqaron se në Maqedoni nuk ka malarie.

“Në Maqedoni nuk ka malarie por të gjitha rastet janë të importuara, respektivisht të sëmurët kanë qenë në vende ku ka malarie. Më së shpeshti punojnë në platforma të naftës apo në xhungla. Te ne i sëmurit hospitalizohen në mënyrë të tillë që nuk mund të transferohet kjo sëmundje”, thotë dr. Karaxhoski.

Në vitin 2016 tre persona nga Maqedonia të cilët kanë punuar në vendet afrikane janë infektuar me malarie. Vlen të theksohet se asnjëri prej tyre nuk ka qenë paraprakisht i mbrojtur me terapi para se të nisen për në vendet afrikane./Telegrafi/