Në moshën 81-vjeçare ka vdekur dramaturgu me famë botërore, Terrence McNally..
“E konfirmoj këtë lajm tronditës: McNally ka vdekur në një spital në Florida”, tha agjenti i tij, Matt Polk. “Dramaturgu që fitoi katër çmime Tony, vuante nga kanceri i mushkërive”.
Veprat e tij më të famshme përfshijnë “Master Class”, “Kiss of the Spider Woman” dhe “Ragtime”. Si homoseksual i deklaruar, ka shkruar veçanërisht për homofobinë dhe SIDA-n.
Në fillim të viteve 2000, vepra e tij “Corpus Christi” shkaktoi skandal pasi përfaqësonte një Krisht homoseksual të joshur nga Juda.
“Bota ka nevojë për artistë më shumë se kurrë për të na kujtuar se çfarë janë e vërteta, bukuria dhe mirësia”, tha ai në vitin 2019, pas marrjes së një çmimi për karrierën.