Telegrafi

Vdes nga kanceri në moshën 56 vjeçare ylli i “Jaws 2”, Marc Gilpin

Marc Gilpin

Ylli i “Jaws 2”, Marc Gilpin, ka vdekur në moshën 56 vjeçare pasi u diagnostikua me kancer.

Aktori vdiq pas një beteje të gjatë me glioblastoma, e njohur gjithashtu si një tumor në tru, njoftoi motra e tij, aktorja Peri Gilpin.

Një mbledhje fondesh ‘GoFundMe’ ishtë krijuar në maj të vitit të kaluar, për të paguar shpenzimet mjekësore të Gilpin, për të cilin mjekët zbuluan dy tumore në trurin e tij, njëri prej të cilëve ishte i paoperueshëm ‘për shkak të vendndodhjes’.

Foto: Universal Pictures

Gilpin fitoi famë pasi mundi qindra djem për të luajtur Sean Brody, djali i vogël i shefit të policisë së Roy Scheider, Martin Brody, në vazhdimin e vitit 1978 të filmit “Jaës” Stiven Spielberg.

Përgjatë fundit të viteve ’70 dhe ’80, i ndjeri luajti në shumë filma, përfshirë filmin fantastiko-shkencor “Earthbound” e “The Legend of the Lone Ranger”.

Foto: NBC/Getty Images

Në ekranin e vogël, ai u shfaq në dramën kriminale të NBC “ChiPs” dhe dramën fantastike të ABC, “Fantasy Island”.

Roli i fundit i Marc ishte në “She’s Out of Control”, ku shfaqeshin: Tony Danza, Ami Dolenz dhe Catherine Hicks.

Marc Gilpin

Lindur në Austin, Texas, më 26 shtator të vitit 1966 – Gilpin ishte një nga katër vëllezërit e motrat.

Motra e tij, April vdiq në korrik 2017 në moshën 48-vjeçare, ndërsa një motër tjetër, Patti, vdiq në vitin 2020 në moshën 57-vjeçare.

Marc Gilpin

Gilpin ka lënë pas gruan e tij 24-vjeçare Kaki dhe dy djemtë e tyre Spencer, 18, dhe Presley, 16 vjeç. /Telegrafi/