Site icon Telegrafi

Vdes nga COVID-19 profesori Bujar Bajqinovci

Bujar Bajqinovci, profesor i arkitekturës ka vdekur si pasojë e coronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta.

“Kushdo që e ka njohur Bujarin – kurdoherë dhe ne çfarëdo rrethane – e mban mend si një personalitet krejtësisht të veçantë, një djalosh e burr jashtëzakonisht të përkushtuar për pushtimin e dijeve te reja, një profesor të mrekullueshëm arkitekture, një intelektual shumëdimensional, dhe gjithsesi – një Rocker tē pasionuar të muzikës, artit dhe bukurës”, ka shkruar Meta.

Exit mobile version