Site icon Telegrafi

Vdes nga COVID-19 një 73-vjeçar nga Kamenica

Një 73-vjeçar nga Kamenica ka vdekur mbrëmë si pasojë e infektimin me COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur në Facebook, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ka bërë apel që të respektohen masat kundër kësaj pandemie.

“Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i yni 73-vjeçar, si pasojë e #COVID19. Numri i të vdekurve nga ky virus në komunën tonë është 10, ndërkaq lutjet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë. Bartni maskat, mbani distancën e kujdesuni për higjienën. Ngushëllime të sinqerta familjes”, shkruan Kastrati. /Telegrafi/

Exit mobile version