Avokati Muhamet Shala ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me coronavirus.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, teksa kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së sotme në prani të familjarëve të ngushtë për shkak të situatës me pandemi, transmeton Telegrafi.
Avokati Shala ishte infektuar me coronavirus para dy javësh.
Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me coronavirus, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 775 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 963./Telegrafi/