Site icon Telegrafi

Vdes nëna e Sylvester Stallone

Vdes nëna e Sylvester Stallone

Nëna e Sylvester Stallone, Jackie Stallone, ka vdekur.

Ajo ndërroi jetë në moshën 98 vjeçare.

Jackie, e njohur si astrologe dhe një mundëse kur ishte e re që u shfaq në “Gorgeous Ladies of Wrestling” në vitet e ’80, ka vdekur në gjumë.

Sylvester Stallone (Foto: Getty Images/Guliver)

Lajmin e ka konfirmuar djali i saj dhe njëherësh vëllai i Sylvester, Frank Stallone, në një postim të ndarë në rrjetet sociale.

“Ajo vdiq në gjumë ashtu siç kishte dëshiruar. Ishte e vështirë për të mos e dashur pasi ishte shumë e mirë me të gjithë”, shkroi Frank në Instagram.

Shkaku i vdekjes së saj akoma nuk është zbuluar.

Ajo ishte nëna e Sylvester, 74 vjeçare, dhe Frank, 70 vjeç, të cilët i ndanë me bashkëshortin e saj, Frank Stallone Sr.

E njëjta kishte edhe një vajzë, aktoren e ndjerë Toni D’Alto, me ish-bashkëshortin Anthony Filiti. Kjo e fundit u raportua se vdiq në vitin 2012 nga kanceri në moshën 48 vjeçare.

Jacie thuhet se lë pas burrin e saj, Stephen Marcus Levine, shtatë nipër e mbesa dhe tre stërnipa. /Telegrafi/

Exit mobile version