Një person në Gjakovë ka ndërruar jetë derisa ishte në vendin e tij të punës.
Policia njofton se viktima fillimisht ishte alivanosur e pastaj nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.
“Raportohet se në vendin e tij të punës, viktima mashkull kosovar është alivanosur dhe gjatë kontrollit nga mjeku, i njëjti ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/