Site icon Telegrafi

Nënoficeri i FSK-së Muhamet Beqiri ndërron jetë në krye të detyrë

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter i parë, Muhamet Ramiz Beqiri, ka vdekur pas një sulmi kardiak.

Për këtë ka njoftuar FSK-ja nëpërmjet një postimi në Facebook.

FSK-ja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e pjesëtarit të saj.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri.

Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së”

Ndërsa për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në ngushëllim.

Exit mobile version