Site icon Telegrafi

Vdes në spital gruaja që ra në lumin Thames gjatë sulmit terrorist në Londër

Andreea Cristea (31), gruaja që ra në lumin Thames të Londrës pas sulmit Westminster muajin e kaluar ka vdekur në spital.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Cristea, e cila ishte nga Rumania, është viktima e pestë e sulmit që është kryer më 22 mars. Ajo kishte qenë me pushime në Londër me të dashurin e saj, Andrei Burnaz.

Lexo po ashtu Sulmi në Londër, publikohen pamjet dramatike të largimit të kryeministres May (Video)

Policia tha se ajo ra në lumë, kur sulmuesi Khalid Masood u sul në drejtim të këmbësorëve në Westminster Bridge para se të vriste me thikë një polic jashtë ndërtesës së Parlamentit britanik.

Familja kanë bërë të ditur se fondi që ishte ngritur për të ndihmuar atë, tani do të dhurohet për bamirësi. /Telegrafi/

Exit mobile version