Raportohet se gjatë ditës së djeshme në QKUK ka ndërruar jetë një person, i aksidentuar më datë 23.07.2021 në fshatin Dubravë të Istogut.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion.
Kujtojmë se viktima ishte këmbësor që ishte aksidentuar nga një ngasës me veturë. /Telegrafi/