Një grua e moshës rreth 32 vjeçare, nga komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e njëjta ishte aksidentuar.
Telegrafi ka mësuar se e njëjta ishte infermiere në Malishevë.
E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të shkaktuara nga aksidenti.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Telegrafi.com, Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK.
“Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 08:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. E njëjta ka qenë edhe shtatzënë”, ka thënë Syla.
Ndërkaq, Sheremet Elezaj, nga Policia rajonale e Gjakovës bëri të ditur për Telegrafi.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30.
“Rreth orës 07:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Astrazub-Malishevë (rruga Malishevë-Rahovec). Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete dhe një këmbësore (femër e moshës madhore). Këmbësorja është dërguar në QKUK nga më vonë jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, tha ai.
Elezaj tutje bëri të ditur se po ashtu edhe dy personave të tjerë (shoferëve) u është ofruar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të shtetit njëri nga shoferët është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/