Site icon Telegrafi

Vdes në QKUK një fëmijë dy vjeç

Një fëmijë dy vjeç ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia në raportin 24-orësh njofton se fëmija ishte duke u trajtuar në spital.

Telegrafi mëson se viktima ishte sjellë në spital, pasi i ishte përkeqësuar gjendja në një pishinë.

“Fsh. Balaj, Ferizaj 11.07.2024-17:00. Është raportuar se në QKUK viktima mashkull kosovar, i moshës dy vjeçare, i cili ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version