Site icon Telegrafi

Vdes në QKUK i aksidentuari në Pejë

Ka vdekur sot në QKUK i aksidentuari dje në Pejë Ka vdekur sot në QKUK i aksidentuari dje në Pejë. Policia njofton se dje në fshatin Drenoc ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura.

Sipas policisë deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili ka hyrë në tejkalim në mënyrë të pasigurt, me ç’rast është aksidentuar me dy veturat tjera.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe të dy viktimat. Sot me datën 17.07.2017 i dyshuari nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit trupi pajetë u është liruar familjarëve.

Exit mobile version