Policia raporton se dje një person ka ndërruar jetë në QKU pasi që i njëjti ishte lënduar në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 22 shkurt në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Që nga dita e aksidentit tashmë i ndjeri ka qenë i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv në QKU.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.