Site icon Telegrafi

Vdes në prova teatrale në Shkup regjisori i njohur slloven, Tomazh Pandur

Gjatë provave në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë (TKM) në Shkup, ka vdekur papritmas regjisori i njohur slloven, Tomazh Pandur, 52 vjeç, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai në skenën e TKM-së i nisi provat përgatitore për shfaqjen e dramës ”Mbreti Lir” nga William Shakespeare.

Tomazh Pandur, i cili nga Maribori i Sllovenisë, u shpërngul në Madrid të Spanjës, është regjisor i njohur evropian, kurse shfaqjet e tij më të njohura janë ”Sheherzada”, ”Kompania elektrike Teslla”, ”Fjalori Hazar”, ”Hamleti”, dhe ”Medeja”./Telegrafi/

Exit mobile version