Telegrafi

Vdes në moshën 94 vjeçare, nënë Halimja – kishte ndihmuar shumë gra drejt shtatzënisë

Ka vdekur në moshën 94-vjeçare, Halime Krasniqi nga fshati Shkabë, komuna e Drenasit.

Atë e quanin nënë Halimja, ndërsa njihej për “duart e arta”, pasi i çonte gratë drejt shtatzënisë nëpërmjet një procesi të ‘ngjeshjes’ me sapunë e ujë.

Nënë Halimja, gjatë luftës kishte punuar edhe si mami përkrah doktorit tash të ndjerë, Lec Gradica, duke dhënë kontribut të madh.

Ajo dikur për media të ndryshme kishte rrëfyer për punën e palodhshme dhe shumë të dobishme që kishte bërë, duke i dalë në ndihmë atyre grave që kishin probleme me shtatzëninë.

Pas luftës, i ishte ofruar mundësi punësimi në Spitalin e Drenasit, por se kishte refuzuar.

Kjo pasi, nënë Halimja ka thishte thënë se dëshiron të kontribuojë në mënyrë humanitare për të gjithë ato gra që kanë nevojë.

Varrimi i saj do të bëhet të shtunën në Gllanasellë, në varrezat e lagjes Karaqica./Telegrafi/