DJ suedez Avicii, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare.
Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar gazetarja Diana Baron e cila ishte pjesë e manxhmentit të tij.
“Me dhimbje të thellë ne ju njoftojmë për humbjen e Tim Bergling, i njohur si Avicii,” ka thënë në një deklaratë gazetarja e tij, Diana Baron.
“Ai u gjet i vdekur në Muscat, Oman, këtë të premte pasdite në një lokal. Familja është e shokuar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të ruajnë respektin për privatësinë e tyre në këto momente të vështira për ta”, thuhet në njoftimin e Baron.
Avicii ishte një ndër artistët me të cilin ka bashkëpunuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vitin e kaluar në projektin “Lonely together”, këngë e cila ishte pëlqyer nga publiku.
Shkaqet për vdekjen e tij ende nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/