Telegrafi

Vdes në moshën 19 vjeçare nga sulmi në zemër futbollisti Marco Tampwo, kishte qenë i infektuar me coronavirus

(Foto: Instagram/atleticotermefiuggi)

Futbolli italian është në zi pasi adoleshenti Marco Tampwo ka vdekur si pasojë e dyshimit për një sulm në zemër.

19-vjeçari i lindur në Romë ka luajtur për klubin nga Serie D, Atletico Terme Fiuggi, ku ishte transferuar nga US Pianese në muajin e kaluar.

Futbollisti anësor kishte rezultuar pozitiv me coronavirus para disa ditësh, thuhet në njoftimin e mediave italiane.

Ai ishte izoluar në shtëpinë e familjes së tij në Mentana, në afërsi të Romës, ku ishte ndier keq gjatë ditës së diel.

Prindërit e Tampwo e kanë thirrur emergjencën, mirëpo ekipet paramjekësore nuk ia arritën ta shpëtonin dhe ai ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër.

Prokurorët kanë nisur një hetim për vdekjen e futbollistit me origjinë nga Kongo dhe janë në pritjet të rezultateve post-mortem. /Telegrafi/