Telegrafi

Vdes në moshën 18 vjeçare Dorjan Tahirllari, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

(Foto: Top Channel)

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Dorjan Tahirllari, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë që vuante prej disa kohësh.

Ai vuante nga një tumor malinj, por pavarësisht operacioneve dhe tentativave të mjekëve nuk arriti dot t’i mbijetonte sëmundjes.

Tahirllari ka qenë pjesë e moshave të reja te skuadra e Skënderbeut – njofton Top Channel.

Futbollisti para më shumë se një viti, zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.

Megjithatë, pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe mjekimeve, Doriani nuk ia doli dot ta kalojë përfundimisht këtë sëmundje.