Mjeku Gj.P nga Maqedonia ka vdekur nga infarkti duke u ngjitur në majen më të lartë të botës, Mont Everest.
Lajmin e kanë konfirmuar udhëheqësit e rutës nga Nepali të cilët kanë thënë se mjeku nga Maqedonia ka ndërruar jetë në lartësi mbi detare prej 7200 metra lartësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri tani, ai është ngjitur në majet si Elbrus, Kilimanxharo, Ararat dhe të tjera.
Ekspedita e të ndjerit tashmë ka nisur më 24 mars si pjesë e grupit të përbërë nga alpinistë nga e gjithë bota.
Ai ka punuar me vite në spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli dhe ka qenë anëtar i grupit të alpinistëv e ”Kozhuf”. /Telegrafi/