int(1) Vdes në ditën e martesës për shkak të alkoolit të tepërt - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Vdes në ditën e martesës për shkak të alkoolit të tepërt

Në ditën e martesës mashkulli 35-vjeçar me mbiemrin Wu ka vdekur në shtëpinë e tij si pasojë e pirjes së sasisë së tepërt të alkoolit. Wu pas dasmës së mbajtur në një restorant në Taipei për më shumë se 100 krushqi, ka arritur në shtëpi dhe ka vdekur.

Nuk dihet nëse ka pasur probleme shëndetësore më herët, shkruan gazeta lokale “Liberty Times”.

"Të gjithë janë kënaqur shkëlqyeshëm”, thotë organizatorja e dasmës në restorant Linda Chien. "Nuk e dimë çfarë ka ndodhur më pas".

Wu ishte hospitalizuar sepse i ishte nxirë fytyra, derisa zëdhënësja e spitalit ka deklaruar se, përkundër tretmanit të cilit i është nënshtruar, megjithatë ai nuk kishte arritur të mbijetojë.

Exit mobile version